"Çfarë është menaxhimi i ndryshimit?" Kjo është një pyetje që mund ta keni dëgjuar nga kolegët apo bashkëpunëtorët kalimthi ose në prezantimet formale. Ndërsa shumë prej nesh “e dimë” me intuitë se çfarë është menaxhimi i ndryshimit, por e kemi  të vështirë ta përcjellim atë tek të tjerët.

Kur mendoni se si të përcaktoni menaxhimin e ndryshimit, është e rëndësishme të siguroni kontekstin lidhur me dy konceptet e tjera - ndryshimin në vetvete dhe menaxhimin e projektit. Trajnimi mbi Menaxhimin e Ndryshimit nga ProspecTime paraqet se si menaxhimi i ndryshimit dhe menaxhimi i projektit janë dy disiplina thelbësore të cilat zbatohen në një shumëllojshmëri të ndryshimeve organizative për të përmirësuar gjasat e suksesit dhe për kthimin e investimit.

Në fund të fundit, qëllimi i ndryshimit është që të përmirësojë organizatën duke ndryshuar mënyrën si bëhet puna.

Kur ju paraqesni një ndryshim në organizatë, ju në fund të fundit do të jeni duke ndikuar një ose më shumë prej katër pjesëve të mëposhtme në menyrën se si funksionon organizata:

  • Proceset
  • Sistemet
  • Struktura organizative
  • Rolet e punës

Ndërsa ka mënyra dhe mjete të shumta që mund të përdoren për të përmirësuar organizatën, të gjithë ato në fund të fundit përshkruajnë përshtatje për një ose më shumë nga katër pjesët e organizatës të listuara më sipër. Ndryshimi zakonisht rezulton si reagim ndaj problemeve specifike ose mundësive që organizata është duke u përballur bazuar në stimuj të brendshëm ose të jashtëm. Përderisa nocioni i "bërjes gjithnjë e më konkurrues” ose “duke ardhur më afër klientit” apo “duke u bërë më efikas” mund të jenë motiv për ndryshim, në një moment këto objektiva duhet të transformohen në ndikime specifike për proceset, sistemet, strukturat organizative ose rolet e punës.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.