Klientët Tanë
Me përkushtim ndaj jush

ProspecTime Consulting mbështet individët dhe organizatat e çdo madhësie të kapërcejnë sfidat e tyre më të mëdha të zhvillimit të biznesit. Ekspertiza jonë aplikohet në çdo industri duke ofruar shërbimin e duhur mbi rezultate vlerësimi.

ProspecTime ka një sistem të orientuar ndaj vlerave dhe të fokusuar tek klientët, i cili u sjell individëve dhe bizneseve vlerë të shtuar. Sistemet tona të integruara të menaxhimit të Burimeve Njerëzore, bëjnë që rekomandimet të jenë në përputhje me vlerësimin. Ne ofrojmë asistencë të organizuar në çdo hap të proceseve të zhvillimit të biznesit dhe të organizatës dhe gjithashtu ofrojmë Coaching si një hap shumë efektiv në implementim.

S’ka rëndësi nëse organizata juaj shet drejtpërdrejt ose përmes kompanive të treta. ProspecTime mbështet punonjësit tuaj të shitjes, të ndjehen të gatshëm të analizojnë aftësitë e tyre për të ndërtuar vlera. Ne ofrojmë një proces profesional të menaxhimit të shitjeve i cili mund të përmirësojë shitjet dhe t'ju cojë një hap përpara konkurrencës tuaj.