Që një menaxher shitje të jetë i suksesshëm duhet të dijë se cfarë duhet të bëjë, si të shpenzojë kohën dhe të përdorë aftësitë dhe njohuritë e tij për të ndihmuar punonjësit e shitje të kenë sukses.

Për fat të keq, jo të gjithë menaxherët e shitjeve janë të suksesshëm. Dhe shpesh, drejtuesi i organizatës nuk e di nëse menaxheri i ekipit të tij të shitjeve po e udhëheq në rrugën e duhur apo po e pengon shitjen, dhe nese ai ka potencial të bëhet i sukssesshëm.

Vlerësimi i Menaxherëve të shitjes mund të ndihmojë për të kuptuar nëse ata janë të fokusuar në veprime që mund të ndihmojnë të ndërtojnë një ekip shitje të suksesshëm. Dhe më në detaje, ju ndihmon të kuptoni nëse menaxherët e shitjeve janë në gjendje të trajnojnë, motivojnë dhe rekrutojnë punonjësit e shitjes dhe t’i bëjnë ata të përgjegjshëm për kryerjen në nivelin më të lartë të mundshëm të detyrave.

Vlerësimi ynë për menaxheret e shitjeve u përgjigjet 5 pyetjeve kyçe:

  1. A janë ata, efektivë në zhvillimin dhe përmirësimin e ekipit të shitjes?
  2. A është çdo strategji e tyre, në linjë me strategjinë e përgjithshme të kompanisë?
  3. A kanë ata, aftësitë e nevojshme për menaxhimin efektiv të shitjes?
  4. A i kanë përqëndruar energjitë e tyre në drejtime që do të mundësojnë sukses në shitje?
  5. A janë punonjësit tuaj të shitjes, të kënaqur me atë që ata pritet të bëjnë dhe me mjedisin e krijuar për të arritur atë?

Duke ju përgjigjur këtyre pyetjeve kryesore, ne jemi në gjendje të zbulojmë nëse menaxhimi ka mangësi, ku është duke u përmirësuar dhe të përcaktojmë se çfarë do të çojë në rritjen e ndjeshme për organizatën tuaj. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë të kuptoni nëse janë njerëzit e duhur në menaxhimin e shitjes dhe të siguroheni që menaxherët tuaj të shitjeve kanë aftësitë dhe formimin e nevojshëm të kenë sukses.

Ky proçes vlerësimi mund të përdoret edhe në proçesin e rekrutimit për të identifikuar kandidatët më të përshtatshëm për menaxher shitje.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj