Trajnimi “Procesi i shitjes sipas ProspecTime”, është programi ynë kryesor konsultativ i trajnimit mbi shitjet. Ky program paraqet strategjitë dhe taktikat që janë themeli i shitjes së suksesshme, dhe ofron njohuritë dhe aftësitë kyçe që i nevojiten punonjesve të shitjes. Gjithashtu, ju dhe punonjësit tuaj do të merrni njohuri mbi vendosjen e objektivave dhe të krijoni një plan veprimi për të arritur suksesin. Specialistët më të mirë të shitjeve, planifikojnë punën e tyre, punojnë mbi planin e tyre, dhe në vazhdimësi arrijnë majat me rezultatet e tyre në shitjes.

Në këtë trajnim, ju dhe ekipi juaj do të mësoni se si të:

  • Kuptoni procesin e shitjes dhe të zhvilloni me sukses një bisedë të plotë shitje
  • Kuptoni faktorët që marrin pjesë dhe ndikojnë në procesin e shitjes dhe rolin tuaj në të
  • Përdorni me sukses teknikat e pyetjes për të zbuluar plotësisht nevojat dhe dëshirat e konsumatorit
  • Prezantoni ide, pikpamje dhe Perspektiva që ndikojnë në vendim marrjen e blerësit dhe frymëzojnë blerjen
  • Kuptoni blerësit, llojet e blerësve dhe blerjen, si dhe të vendosni marrëdhenie me kliente të rinj
  • Vendosni objektiva për aktivitetin e shitjes dhe se si të tregoheni të përgjegjshëm për t’i realizuar ato
  • Kapërceni kundërshtimet që hasen në proçesin e shitjes dhe të mënjanoni uljen e çmimeve
  • Zhvilloni një plan veprimi, për sukses personal në shitje
  • Shmangni gabimet e zakonshme që i bëjnë edhe shitësit më të mirë, të ruani ritmin, pasionin dhe intensitetin dhe punuar gjatë në shitje
  • Komunikoni vlera të natyrshme dhe ndikuese

ProspecTime ka realizuar trajnime mbi shitjet me shumë punonjës dhe i ka ndihmuar ata që të bëhen interpretues të mirë në shitje.

ProspecTime synon që sistemi ynë i trajnimit mbi shitjet, të frymëzojë ndryshim të vërtetë dhe të japë rezultate reale. Ne nuk e shohin trajnimin si një ngjarje 1-2 ditore. Ne kemi kombinuar vlerësimin e individëve apo ekipeve të shitjes, me trajnimin në seminar të organizuar dhe online, me ndjekjen e përvetësimit të njohurive dhe zbatimit të tyre në terren.

Ne besojmë se dimë të ndërtojmë informacione të vlefshme, që i transmetojmë ato në mënyrë të përshtatshme dhe që sigurojnë që përvetësohen nga punonjësit dhe përdoren për të dhënë impaktin e kërkuar. Çdo program përshtatet në përputhje me industrinë tuaj, produktet dhe shërbimet, si dhe aftësitë e ekipit që do të përmirësojë në mënyrë të sukseshme, shitjet e ekipit tuaj.

Metodologjia e shitjes ProspecTime, bazohet jo vetëm në përvojën tonë në këtë fushë, por edhe nga studimet dhe eksperienca botërore. Ne kemi ndërthurur elementë të eksperiencës tonë dhe asaj botërore, në përputhje me tregun ku veprojmë, dhe me kënaqësi mund të pohojmë se kjo është testuar dhe ka provuar efektivitetin e saj.

Individët apo punonjësit, të cilët marrin pjesë në seminarin e trajnimit “Shitja sipas ProspecTime”, fitojnë aftësitë themelore dhe njohuritë e nevojshme për t'u bërë interpretues të lartë në shitje. Nëse ju doni që ekipi juaj, vazhdimisht të sjellë rezultate nga bizneset e reja, të rrisin të ardhurat dhe të arrijnë sukses në shitjes, ky është një program trajnimi për ju.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj.