Ndikimi, bindja, shitja nëpërmjet prezantimit



A keni kërkuar ndonjëherë diçka, kaq shumë, sa nuk keni mundur të mendoni për asgjë tjetër, dhe do të bënit çdo gjë për ta marrë atë?

Si drejtues, a ju është dashur të prezantoni një vizion apo të nxirrni në pah një realitet të ri dhe ju është dashur të bindni të tjerët?

Eshtë në dorën e punonjësit të shitjes, pra në dorën tuaj, të prezantoni idetë tuaja me aftësi dhe zgjuarësi, të krijoni këtë lloj dëshire tek blerësit dhe t’i ndihmoni ata të marrin vendime për të kënaqur këtë dëshirë, natyrisht duke blerë nga ju.

Në këtë program, ekipi juaj do të mësojë aftësitë prezantuese si të nxisë dëshirën dhe ndikojë tek klienti, dhe si t'i përdorë ato për të krijuar biseda më të mira, që çojnë në marrëdhënie të forta biznesi dhe sukses më të madh në shitje.

Në trajnimin tonë pjesëmarrësit do të mësojnë se si të:

  • Kuptojnë dhe të përdorin elementet kyç të ndikimit, për të realizuar prezantime, demonstrime dhe biseda shitje të frutshme
  • Përdorin referencat dhe shëmbujt dhe të kombinojnë emocionet dhe justifikimet për të bërë blerësin të investojë seriozisht për të punuar me ju
  • Ndryshojnë drejtimin e bisedës, në mënyrë që të mbajnë atë në rrugën e duhur, në qoftë se blerësi tërhiqet
  • Përdorin mjete vizuale, të tilla si PowerPoint, fotografi, video etj., për të realizuar prezantime sa më përfshirëse dhe bindëse dhe të diferencohen nga të tjerët (konkurrenca)
  • Marrin premtimin e blerësit (me shkrim, me gojë apo publik)
  • Komunikojnë, krijojnë lidhje dhe të bindin më shumë klientë të blejnë nga ju, si në takime të drejtpërdrejta ose jo
  • Analizojnë audiencën dhe të përgatisin prezantime të përshtatshme duke shmangur gabimet strukturore, estetike dhe tematike

Kur aftesitë influencuese dhe bindëse, përdoret dhe zbatohet në mënyrë të drejtë, ndihmojnë ju dhe ekipin tuaj për të fituar më shumë krahasuar me konkurrentët. Pjesë e trajnimit do të jetë edhe regjistrimi me kamera i pjesëmarrësve gjatë punës, duke dhënë prezantime dhe do i shfaqim dhe analizojmë ato një nga një. Kjo është mënyra më e mirë që individët të shikojnë se çfarë bëjnë në të vërtetë, dhe ku ata duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre të prezantimit.

Ky trajnim, përshtatet për industrinë, produktet dhe shërbimet tuaja dhe do të përmirësojë ndjeshëm aftësitë për menaxhimin me sukses të ekipit tuaj.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj