Njerëzit nuk dëshirojnë që ju t'i shisni, ata dëshirojnë të blejnë! - Jeffrey Gitomer



Qëllimi i Këshillimeve mbi Shitjen nga ProspecTime, është të ndihmojë zhvillimin e aftësive profesionale në fushën e shitjes, të individëve – punonjës ose menaxherë shitje dhe gjithashtu edhe përsosjen e departamentit të shitjes, në mënyrë që ata të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë në dispozicion dhe të arrijnë rezultate sa më të larta.

Çdo individ ose organizatë mund t’a arrijë këtë duke u zhvilluar në dy drejtime kryesore:

  • Përsosja e njohurive dhe aftësive të shitjes në fushat kryesore si: ndërtimi i marrëdhënieve, aftësitë negociuese, influencimi, përdorimi efiçent i kohës dhe mjeteve, orientimi në rezultat, motivimi etj.
  • Përsosja e organizimit të aktivitetit individual dhe organizimit të departamentit të shitjes për udhëheqje efiçente të ekipeve, menaxhim korrekt, përcaktimi i objektivave, analiza dhe rritja e performancës etj.

E gjithë vëmendja jonë është në këtë drejtim dhe ne jemi të fokusuar, të përgatitur dhe të aftë për të bërë më të mirën.

Ndërsa ne mendojmë se shërbimet e kërkuara do të jenë në përputhje me vecoritë e çdo klienti, në përgjithësi shërbimet tona fokusohen në 4 drejtime:

Vlerësime mbi Shitjen:  Vlerësimi i faktorëve të shitjes është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e zhvillimit të tyre. Si pjesë e saj, vlerësimi individual ose i personelit të organizatës, do të ndihmojë të identifikojmë pikat e forta dhe të dobëta, tuaja si individ, por dhe punonjësit e ekipit tuaj dhe ku ata kanë nevojë për t’u përmirësuar. Ne vlerësojmë vetëm tiparet dhe aftësitë mbi shitjen duke nxjerrë në pah çfarë mund të bëjë diferencën për suksesin e ekipit tuaj.

Konsultime mbi Shitjen:  Janë katër faktorë kryesorë që ndikojnë në performancën e shitjes - punonjësit, organizimi, struktura e shitjes, dhe proçesi i shitjes. Pas vlerësimit të faktorëve që ndokojnë në performancën e shitjes për ju si individ ose organizatë, hap i rëndësishëm është evidentimi i mundësive për të përmirësuar ndjeshëm rezultatin e shitjeve dhe ndërtimi i një plani për të arritur atje.

Trajnime mbi Shitjen:  Nëpërmjet programeve të trajnimit, ne ndihmojmë individët dhe organizatat për të rritur nivelin profesional, e për rrjedhojë edhe performancën e tyre, për rezultate më të larta në shitje dhe fitim. Programet tona të trajnimit, trajtojnë çështje që mbulojnë të gjithë proçesin e shitjes, nga mikro-organizimi dhe planifikimi, kërkime mbi tregun/klientët, prezantimin, negocimin dhe menaxhimin e shitjeve.

Trajnimi në terren mbi Shitjen (Coaching):  Ndryshimi midis SUKSESIT dhe DËSHTIMIT në shitje, është aplikimi i njohurive në terren. Duke ofruar trajnimin në terren, ne ndihmojmë individët dhe kompanitë të përmirësojnë aplikimin në terren të njohurive të marra, të përmirësojnë aftësitë dhe të rrisin besimin për realizimin e objektivave të caktuara.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatet e shitjes në kompaninë tuaj.