Punonjësit e shitjes shesin atë që dinë dhe dinë se çfarë shesin. Por shpesh punonjësit e shitjes vuajnë nga mungesa e njohurive mbi produktin, shumë prej tyre dinë shumë pak për industrinë e tyre, nuk njohin nevojat e klientëve/ konsumatorëve dhe produktet/ shërbimet e kompanisë së tyre e për rrjedhojë nuk janë në gjëndje të shesin të gjitha produktet apo zgjidhjet e mundshme.

Pa këto njohuri, ata nuk mund dhe nuk arrijnë të:

  • Bëjnë pyetjet e duhura për të zbuluar komplet nevojat e klientëve/konsumatorëve
  • Përputhin produktin/shërbimin e duhur për këto nevoja
  • Pozicionojnë vlerën/avantazhet e kompanisë së tyre krahasuar me mundësitë e tjera në dispozicion të konsumatorit

Të gjitha këto, ju venë juve, apo punonjësit dhe kompaninë tuaj në disavantazh krahasuar me konkurrencën.

ProspecTime, ju ndihmon juve dhe kompanitë të ndërtojnë shitjet dhe njohjen e produkteve, me të gjitha informacionet e rëndësishme, që ekipi juaj duhet të dijë, për të të qenë i aftë për të shitur. Më pas, ne ndihmojmë juve dhe ekipin tuaj, të përdorë këto njohuri në mënyrë të vazhdueshme, deri sa ata të bëhen ekspertë në industrinë tuaj, në njohjen e nevojave të konsumatorëve, në njohjen e produkteve dhe shërbimeve.

Pasi këto njohuri përvetësohen, ne trajnojmë ju ose ekipin tuaj për t'u bërë ekspertë e për të realizuar biseda profesionale e të ndërlikuara që kanë të bëjnë me zbulimin e plotë të nevojave të klientit/ konsumatorit e për të realizuar mbulimin komplet të këtyre nevojave me produktet apo shërbimet që kompania ofron.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj.