Pyetje&Përgjigje
Pyetjet më të shpeshta

Përgjigje për pyetjet më të shpeshta

Disa pyetje të zakonshme dhe përgjigjet orientuese mbi çfarë mund të gjeni në faqen tonë.

Nëse nuk gjeni përgjigjen e duhur, ju lutemi, dërgojeni pyetjen tuaj me e-mail në: info@prospectime.com . Stafi ynë do jetë i gatshëm t'ju përgjigjet në një kohë të shkurtër.

Zhvillim individual dhe organizativ (6)

Përse ProspecTime?

Nëse jeni biznes: Sepse jemi të fokusuar tek rritja e performancës dhe rezultatit të organizatës tuaj. Mbështesim drejtuesit e biznesit dhe menaxherët të shikojnë përtej kornizave dhe të ndërtojnë një vision më të qartë për rezultate më të larta. Analizojmë me kujdes, identifikojmë hapat e nevojshme dhe ndihmojmë në implementimin korrekt të tyre, për të ngritur në një shkallë më të lartë performancën e punonjësve dhe ekipeve tuaja.

Nëse jeni individ: Sepse kemi njohuritë, eksperiencën dhe ofrojmë mjetet për një zhvillim personal dhe profesional të suksesshëm.

  1. Ju mbeshtesim të rrisni aftesitë, njohuritë dhe kapacitetin tuaj jo vetëm në fushën profesionale por edhe atë shoqërore.
  2. Ju inkurajojmë të hartoni planin personal të zhvillimit, të vendosni objektiva sfiduese dhe ju ndihmojmë t’i arrini ato.
Përse duhet Konsulenca?

Prospectime Consulting nëpërmjet nderthurjes së teorisë me praktikën ndihmon individët, organizatat, dhe bizneset të përmirësojnë performancën e tyre, përmes analizave të problemeve ekzistuese të biznesit dhe zhvillimit të planeve për përmirësim.

Arsyet për të kërkuar bashkëpunimin e konsulentit janë: të përfitosh këshillim objektiv nga një këndvështim ndryshe për cështje të caktuara dhe me rekomandimet përkatësëe, të përfitosh një ekspertizë të specializuar për periudha të caktuara kohe ose për zhvillimin e një projekti, praktikat më të mira në fushën përkatëse. Konsulenca mund të ofrojë asistencë në manaxhim, zhvillimin e ekipeve, (coaching and training), zhvillimin e strategjive dhe përmirësimin e strategjive operacionale.

Çfarë bën një konsulent?

Një konsulent biznesi kryen një analizë të çështjeve apo problemeve me të cilat përballet një klient biznesi, vjen me zgjidhje të realizueshëme për këto çështje dhe këshillon klientët se si të procedohet. Konsulentet zakonisht specializohen në një fushë të caktuar të ekspertizës dhe punësohen për të ndarë njohuritë e tyre me klientët.

Shumë kompani marrin një konsulent për të ofruar udhëzime  të cilat u mungojnë anëtarëve të organizatës. Zakonisht, Konsulentët ofrojnë këshilla  eksperti brenda një industrie të caktuar. Për shembull, një kompani mund të kërkojë një konsulent kur hap një vend jashtë shtetit për të siguruar se është në pajtueshmëri me ligjet dhe zakonet lokale. Ndonjëherë konsulentët e biznesit janë të punësuar për të ndihmuar kompanitë që luftojnë për të përmirësuar performancën e tyre. Në këto skenare, një konsulent analizon operacionet e kompanisë dhe strategjitë e marketingut dhe rekomandon ndryshimet që mund të këthejnë kompaninë në rrugën e duhur. Konsulentët  janë vëzhgues të jashtëm të cilët ofrojnë një mendim objektiv në lidhje me sistemet e kompanisë.

Detyrat e veçanta të punës së një konsulenti ndryshjnë  sipas detyrës. Konsulentët mund të punojnë me një departament ose me të gjithë biznesin. Konsulentët mund të punësohen për të kryer një detyrë të veçantë, të tillë  si përditësimi i softëare-it të  një kompanie apo trajnimi i një forcë të shitjes. Qëllimi përfundimtar i një konsulent është që gjithmonë të arrijë  një rezultat pozitiv për klientin.

Çfarë është Programi i Leadershipit të ProspecTime dhe kush mund të përfitojë?

Nga programi i Lidershipit mund te perfitojnë profesionistët të cilët duan të marrin maksimumin nga çdo mundësi që ju paraqitet në punë dhe të arrijnë potencialin e tyre më të madh.

Në programin tonë të Leadershipit i cili është i projektuar posaçërisht për:

  • Njerëzit që udhëheqin ekipet
  • Drejtuesit kryesorë të cilët dëshirojnë për të cuar përpara biznesin.
  • Menaxherët potencial të cilët kanë nevojë për zhvillim të përshpejtuar
  • Ekipet e lidershipit që duan të rrisin efektivitetin individual dhe kolektiv
  • Udhëheqësit që kanë nevojë të kenë një fillim të mbarë
  • Menaxherët teknike të cilët dëshirojnë të përmirësojnë aftesitë ndërpersonale dhe komunikimin.
Çfarë është Zhvillimi Organizativ në Prospectime?

Zhvillimi Organizativ (OD) është fusha e hulumtimit,  aty ku teoria takon praktikën. ProspecTime përkushtohet të zgjerojë njohuritë dhe efektivitetin e punonjësve për të kryer ndryshime më të suksesshme organizative dhe të performancës. Këto ndërhyrje janë të planifikuara në të gjitha "proceset" e organizatës  duke përdorur njohurinë e sjelljes dhe të shkencës. Zhvillimi i organizatës kryen një diagnostifikim të gjendjes së organizatës dhe mbështet në ciklet e zhvillimit të saj.

Çfarë është Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (MBNJ) në ProspecTime?

ProspecTime ofron konsulencën saj, prej procesit të planifikimit për personel, seleksionimit,  rekrutimit dhe deri te zhvillimi i punonjësve në mënyrë që ata të jenë më të vlefshëm për organizatën. Mbeshtesim personelin e burimeve njerëzore të përfitojë njohuri të zgjeruara në këtë fushë, aftësi në lidership dhe negocim efektive.

Pagesa (1)

A kushtojnë shërbimet e ProspecTime, dhe cilat janë kushtet e pagesës?

Në website apo në periudha të caktuara mund të gjeni materiale apo shërbime pa pagesë, si artikuj, trajnime etj. Por, sigurisht që shërbimet e ProspecTime kushtojnë dhe ofrohen me pagesë.

Për shërbimet me pagesë, në varësi të asaj që pëlqeni të merrni, do të përllogaritet edhe cfarë ju duhet të paguani në shkëmbim. Vlera dhe termat e pagesës do të vendosen  pasi të bëjmë një vlerësim profesional mbi natyrën e shërbimit/projektit, kohën që duhet për t’a realizuar, numrin e personave të nevojshëm per zhvillim dhe objektivat që duhet arritur.  Si pjesë e tarifave, është edhe garancia, që, vetëm në rast të arritjes së objektivave që kemi zhvilluar bashkarisht, të bëhet pagesa e plotë e shërbimit.

Megjithatë, nëse jeni të interesuar “për cmim të ulët”, ju e dini shumë mirë që cmimi nuk është gjithcka. Sigurisht që ka shumë elementë që duhen marrë në konsideratë para së të vendosni. Dhe së fundi:  a do të donit të blinit dicka që “kushton pak”?

Trajnime (3)

Pse duhet regjistruar adresa ime e-mail?

Qëllimi ynë është është të ofrojmë informacione dhe trajnime të cilësisë më të mirë dhe për sa më shumë njerëz të jetë e mundur, pavarësisht nga vendndodhja, prejardhja ose mundësia për të paguar.

Ne do ju dërgojmë rregullisht e-mail duke ju përcjellë informacione dhe njoftime mbi trajnimet dhe aktivitetet që do të organizojmë. Gjithashtu do ju njoftojmë për rezultatet e arritura ne testet tuaja si dhe do të dërgojmë detajet e kurseve të reja pasi ato të bëhen të disponueshme.

Adresa juaj do të përdoret vetëm nga ne dhe vetëm për qëllimet më sipër, dhe nuk  do t'i kalojmë të dhënat tuaja palëve të treta.

Pse duhet të regjistrohem në webfaqen e ProspecTime?

Në faqen web, ProspecTime do të publikojë shpesh artikuj, foto, video dhe video trajnime, të cilat do i ofrohen së pari publikut të saj, pra individeve të cilet janë të regjistruar në këtë webfaqe.

Për çdo material të publikuar, ju do të merrni një njoftim nëpërmjet email në inbox-in tuaj, dhe nëse e konsideroni informacionin interesant mund të përfitoni duke e shfrytëzuar atë, apo duke kërkuar informacion më të zgjeruar mbi temën e trajtuar. Të gjitha informacionet do të përzgjidhen me kujdes, në mënyrë që të jenë sa me interesante dhe të lidhura me fushat e konsulencës që mbulojmë.

Gjithashtu, ju mund të merrni njoftime për aktivitete, trajnime, vende të reja pune dhe të përfitoni për të aplikuar të parët.

Cilat janë temat e trajnimit më të përshtatshme për mua?

Faleminderit që besoni zhvillimin tuaj personal përmes nesh.

Përpara se të vendosni për temën që ju përshtatet më mirë, ju duhet të kontaktoni me një nga konsulentët/trajnerët e ProspecTime. Ata do t’ju asistojnë me një vlerësim të mirëfilltë të nevojave tuaja për trajnim. Pas këtij vlerësimi, do t’ju sugjerohet, se cilat janë temat më të përshtatshme për ju.

Të tjera (3)

Punësimi përmes ProspecTime?

Për Individët

ProspecTime ofron mundësi reale punësimi dhe të një niveli të lartë, me punëdhënës serioz dhe të suksesshëm. Ne ruajmë kofidencialitetin dhe pozicionet që ofrojmë janë të pa publikuara më parë, gjë që u krijon mundësië të jeni të parët. Përputhja e aftësive me preferencat e punësimit është përparësi e për këtë arsye zhvillohet një intervistim parakrak.

Për bizneset/organizatat

ProspecTime ju ofron bizneseve dhe organizatave punonjës dhe merr përsipër të lehtësojë gjithë procesin e punësimit.  Kjo është një mundësi e mirë për bizneset  dhe organizatat të cilët mund të kursejnë kohe dhe fonde për procesin e përzgjedhjes së personetit dhe përsëri të kenë në ekip punonjës të kualifikuar dhe me eksperiencë.. Filozofia jonë është të përshtatësh personin për pozicionin dhe jo pozicionin për personin.

Për të parë pozicionet e punës ju lutem referojuni rubrikës “karriera” dhe dërgoni informacionin tuaj personal në formatin përkatës.

Si mund të kontaktoj me ProspecTime Consulting?

Për të kontaktuar me ProspecTime Consulting mundësitë janë të shumta:

  • Ju mund të telefononi në +355682038417
  • Ju mund të dërgoni direkt e-mail në adresën info@prospectime.com
  • Ju mund të dërgoni mesazh në Facebook, Twitter ose LinkedIn, vetëm me një klikim në shenjat përkatëse në fund të kësaj faqe.
Unë dua të ndryshojë adresën time e-mail, si mund ta bëj këtë?

Ju lutemi, kërkoni të ç'regjistroheni dhe më pas do të ri-regjistroheni me e-mail e ri. Në vazhdim, çdo komunikim do të jetë në adresën e re.