Një nga elementët e nevojshëm për suksesin e çdo ekipi shitje, është frymëzimi i tyre dhe procesi i Trajnimit gjatë punës (Coaching), me trajner personal i cili do t’ju mbështesë për një afat kohor në mënyrë që të shikoni ndryshime në rezultatin tuaj në punë. Shumë menaxherë dhe drejtues, nuk arrijnë ose nuk mund të jenë edhe trajnerë të mirë.

Në programin tonë të trajnimit “Coaching/Trajnimi gjatë punës”, i projektuar posaçërisht për njerëzit që udhëheqin ekipet, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të ndihmojnë punonjësit dhe profesionistët që të marrin maksimumin nga çdo mundësi që ju paraqitet në punë dhe të arrijnë potencialin e tyre më të madh.

Në mënyrë të veçantë, ata do të mësojnë se si të:

  • Ndihmojnë zhvillimin e punonjësve që të arrijnë objektivat
  • Identifikojnë gabimet dhe dobësitë në procesin e punës, të cilat pengojnë suksesin
  • Hartojnë plane taktike për të ndihmuar punonjësit e të përfitojnë nga mundësitë që ju paraqiten
  • Motivojnë punonjësit për të dhënë maksimimin e tyre cdo ditë
  • Forcojnë përgjegjshmërinë e punonjësve dhe etikën në punë
  • Të mbështesin punonjësit të ruajnë një balancë të mirë jetë-punë
  • Të exsplorojnë për mundësit më të mira të shpërblimit duke hartuar programe të posacme.

Një trajnim efektiv ne terren, mund të bëhet faktori më i rëndësishëm në suksesin e cdo skuadre dhe të cdo individi. ProspecTime, nëpërmjet këtij trajnimi, synon, që menaxherët dhe drejtuesit e kompanisë, të mësojnë atë që duhet për të marrë rezultate më të larta nga vetja dhe ekipet e tyre.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në punë.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e  punës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e kompaninsë tuaj.