Ekipi

Edmond Norra

Konsulent&Trainer Biznesi

Z. Edmond Norra, themelues i ProspecTime Consulting, vjen me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në shitje dhe menaxhim në sektorin privat si në Shqipëri edhe Kosovë. Ekspertiza e tij pranë ProspecTime Consulting, si Konsulent dhe Trainer Biznesi, ofron këshillim profesional për individët dhe bizneset në fushën e Organizimit, Burimeve Njerëzore dhe Shitjeve, duke trajtuar tema të tilla si: Organizimi i organizatës, Ndërtimi i marrëdhënieve punëdhënës - punëmarrës, Kompensimi dhe Performanca e stafit, Organizimi i Shitjeve, Aftësitë në shitje dhe Negocim, Orientimi në rezultat, Motivim, Udhëheqje efektive, Menaxhim dhe analizë etj.

Z. Norra, ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka ndjekur një serë trajnimesh të specializuara në fushën e Menaxhimit dhe Shitjes, Së fundi, ai ka marrë trajnime edhe mbi zbatimin e standarteve ISO 20700:2017 në Menaxhimin e Shërbimit të Konsulencës.

Ai është çertifikuar nga Akademia Gitomer (SHBA), si GCA - Gitomer Certified Advisor, për fushat e Zhvillimit Personal e Profesional dhe Shitjeve.